75 Mall Live Search
23:55 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mbërrin grupi i parë i haxhive të Kosovës

Sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur grupi i parë i haxhive të Kosovës, të cilët sivjet kryen obligimin fetar, haxhin.

Në pritje të haxhive kishin dalë një numër i madh i familjarëve të tyre.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë gjatë ditëve në vijim.

Këtë vit nga Kosova, haxhin e kryen 1080 persona./Indeksonline/