75 Mall Live Search
10:20 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Për gjashtë muaj, Kosova pagoi afro 40 milionë euro për veteranët

Në Kosovë gjatë muajit qershor 38 mijë e 52 persona kanë përfituar nga Skema e pensioneve për veteranët luftës.

Nga statistikat e publikuara tek ‘ASK, Kosova pagoi 6 milionë e 380 mijë euro për pensionet e veteranëve, transmeton Indeksonline. 

Ndërsa në gjashtë mujorin e parë, Qeveria e Kosovës pagoi 38 milionë e 435 mijë e 385 euro.

Sipas ‘ASK’ shihet se numri i veteranëve ka shënuar ulje. Në muajin janar ishin 38 mijë 232 veteranë, ndërsa në qershor 38 mijë e 52 persona./Indeksonline/