75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

De Bruyne thyen rekord në Premierligë

Kevin De Bruyne ka bërë një asist në fitoren e Manchester Cityt kundër Bournemouth.

Belgu ka arritur asistin numër 50 në Premierligë, shkruan Indeksonline.

Këtë sukses ai e ka arritur për 123 ndeshje, duke lënë mbrapa futbollist si Ozil (141 ndeshje), Cantona (143 ndeshje) etj.

De Bruyne po e konfirmon që edhe këtë sezon do të shkëlqej nën urdhërat e Pep Guardiolës. /IndeksOnline/