75 Mall Live Search
12:36 / E Diele, 05 Korrik 2026 / L A

Llapi me përforcimin e radhës, sjell një sulmues nga Bullgaria

Llapi ka zyrtarizuar transferimin e radhës në merkato.

Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut të djathtë Daniel Ivanov, i cili erdhi nga skuadra e Spartak Varnës.

Ai ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin nga Podujeva dhe bëhet blerja e 7-të në këtë merkato të verës.

Ivanov, kishte bërë plot 43 paraqitje me Spartak Varnën dhe kishte shënuar 3 gola dhe 2 asistime./IndeksOnline/