75 Mall Live Search
12:29 / E Diele, 05 Korrik 2026 / L A

Goditja e radhës nga Reali, zyrtarizohet Dumfries

Denzel Dumfries edhe zyrtarisht është lojtar i Real Madridit.

Holandezi, vjen si përforcimi i madh i “Los Blancos” në mbrojtje, duke treguar synimet e saj për të thyer dominimin e Barcelonës së Hansi Flickut.

Dumfries, nënshkroi kontratë katërvjeçare me Realin dhe bëhet blerja e radhës pas Marc Cucurellës, Ibrahima Konates dhe Bernardo Silvës.

Ai bëri 207 paraqitje me “Zikaltrit”, ku ishte një nga lojtarët më të mirë në Serie A.

Holandezi, fitoi 2 “Scudetto”, 3 Kupa të Italisë dhe 3 Superkupa si dhe luajti në 2 finale të Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/