Të burgosurve do t’u mundësohet punësimi
Të dënuarve me burgim do t’u mundësohet që të kalojnë më pak kohë në dhomat e burgut.
Kjo falë një ujdie që pritet të nënshkruhet javën e ardhshme nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues i Kosovës.
Të burgosurve do t’u mundësohet që të punojnë edhe jashtë burgut.