Mustafa: Haziri do të ketë rol kyç në politikat e LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së LDK-së, në një konferencë për media ka thënë se Lutfi Haziri i cili aktualisht është kryetari i Gjilanit, do të ketë rol kyc në politikat e LDK’së dhe në fushatën zgjedhore
“Ne biseduam sot për kandidatin tonë për kryeministër dhe arritëm marrëveshje me pajtim të plotë. Për kandidat kemi pasur z. Lutfi Hazirin, i cili aktualisht është kryetar i Gjilanit. Është një personalitet që ka merita të mëdha në LDK. Dhe po ashtu, zonja Vjosa Osmani, e cila deri para tre-katër dite ka qenë deputetet e Kuvendit të Kosovës.. me të cilën kemi vazhduar mjaft gjatë.
“Nuk kemi parë asnjë dallim se kush ka merita më shumë, por me propozimin e z, Haziri, kandidate për kryeministre të jektë Vjosa OsmaniZ. Haziri do të ketë rol kyc në politikat e LDK’së dhe në fushatën zgjedhore”, ka shtuar kreu i LDK’së, i cili thotë se i ka kërkuar Hazirit ta ndihmojë Vjosa Osmanin.