Romelu Lukaku shënon në debutim për Interin
Sulmuesi i Interit Romelu Lukaku, ka arritur të realizoj golin e parë me skuadrën e re në Serie A.
Ish lojtari i Manchester United realizoi pas 60 minutave lojë kundër Lecces.
Gjatë tërë kohës shihej që ai e dëshironte me ngulm golin para shikuesve të tij dhe e arriti.
Lukaku ndryshe po duket shumë i lumtur në fanellën e Interit.
‘Nerroazzurët’ janë duke avancuar 3-0 kundër Lecces e golat e Stefano Sensit dhe Marcelo Brozovic. /Indeksonline/