E zyrtarizon eksperti i merkatos: Neymari rikthehet te Barcelona
Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje për rikthimin e Neymarit në Camp Nou.
Eksperti i merkatos, Gianluca di Marzio, ka zyrtarizuar marrëveshjen midis skuadrës spanjolle dhe asaj franceze.
Në orët e ardhshme pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe Neymari të veshë pas dy vjetëve fanellën e Barcës.
Ende nuk janë zbuluar shifrat e këtij operacioni dhe nëse do të ketë futbollistë të përfshirë në marrëveshje. /IndeksOnline/