Dortmund thumbon keq Barcelonën pas shortit në Ligën e Kampionëve
Skuadra gjermane Dortmund do të luaj kundër Barcelonës në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në Grupin F përveç tyre marrin pjesë Inter dhe Slavia Praga. Pak minuta pasi Dortmund kuptoi se do të ballafaqohet me Barcelonën reagoi në Twitter duke thumbuar katalunasit.
“Është koha për të filluar ushtrimet e kornerëve”, duke aluduar në dinakërinë e Liverpoolit te goli i Origit pas harkimit te Trent Alexander Arnold. /Indeksonline/
