Real Madridi mban një minutë heshtje për vdekjen e vajzës së Luis Enrique-s
Lajmi për vdekjen e vajzës së Luis Enriques preku shumë zemra të tifozëve të futbollit dhe më gjerë.
Xana, luftoi për 5 muaj me kancerin, por nuk ia doli ta fitonte betejën.
Shumë telegrame ngushëllimi u dërguan për familjen e ish-trajnerit të Barcelonës, por Real Madridi ka shkruar përtej kësaj, shkruan Indeksonline.
Los Blancos para fillimit të stërvitjeve mbajtën një minutë heshtje për t’u solidarizuar me familjen e Enrique-s./Indeksonline/
