75 Mall Live Search
13:36 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Elneny është transferuar në Besiktas nga Arsenali

Mohamed Elneny i është bashkuar Besiktasit në skuadrën e Super Ligës turke në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit.

Konfirmimin për këtë transferim e bëri vetë klubi londinez në faqen e saj zyrtare, shkruan Indeksonline.

Elneny ishte transferuar në Arsenal në Janar 2016 nga skuadra zvicerane FC Basel, ku ai kishte fituar katër tituj të njëpasnjëshëm të ligës dhe kishte luajtur në tri finale të Kupës Zvicerane.

Gjatë kohës së tij me Arsenalin, ka bërë 89 paraqitje në të gjitha garat dhe ka qenë i rregullt në ekipin kombëtar të Egjiptit, duke u paraqitur për vendin e tij në Lojërat Olimpike 2012 dhe Kupën e Botës 2018./Indeksonline/.