75 Mall Live Search
11:54 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nuk e la gruan të hynte në dhomë, arrestohet prishtinasi

Një burrë është arrestuar dje nga policia në Prishtinë.

Sipas policisë pas një mosmarrëveshje i dyshuari nuk e ka lejuar gruan të hynte në dhomë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka penguar që të hyje ne dhomë viktimën femër -bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:00 dhe po trajtohet si dhunë në familje.

Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, me vendim të prokurorit rasti shkon ne procedurë të rregullt.