Kemal Ademi me dy golat e tij i ka siguruar fitoren Baselit
Futbollisti kosovar i cili është transferuar këtë vit në skuadrën e Baselit, po tregohet ‘i magjishëm’ në këtë skuadër.
23 vjeçari në ndeshjen e sotme kundër skuadrës Lugano, ka arritur t’i shënojë dy gola, të parën e shënoi në minutën e 27’ kurse të dytën në minutën e 48’ e me dy golat e tij arriti kështu të ja sigurojë tri pikë Baselit, shkruan Indeksonline.
Futbollisti i cili është i gjatë 1,98 m, ende nuk ka vendosur se a do të luaj për Kosovën apo Zvicrën.
Ademi u transferua në qershor të këtij viti te Baseli, si lojtar i lirë, skuadër ku edhe është duke bërë histori./Indeksonline/.