75 Mall Live Search
19:23 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Përfundon me barazim drama në ndeshjen Arsenal-Tottenham

Dramë e vërtetë ka ndodhur në ndeshjen Arsenal-Tottenham.

Të dyja skuadrat kanë luajtur si të ishte ndeshje e fundit e tyre, duke dhënë maksimumin në fushë, shkruan Indeksonline.

Ishte Tottenham ajo që shënoi e para përmes Eriksen në minutën e 10’ kurse golin e dytë nga penaltia e shënoi Kane në minutën e 40’, mirëpo kur u duk se Tottenham do ta fitojë ndeshjen, vjen Lacazette me golin e tij dhe na e ndryshon mendjen.

Por Arsenali duket se pas pushimit kishte mbledhur forcat e saja sepse Aubameyang arriti ta barazojë rezultatin në 2-2.

Po ashtu Arsenali shënoi edhe një gol tjetër disa minuta më pas por që u anulua pas rishikimit në ‘VAR’, andaj këto 4 gola ishin vendimtaret në ndeshjen për t’i ndarë pikët të dyja skuadrat./Indeksonline/.