75 Mall Live Search
10:51 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vdes një grua që sulmohet nga një gjel!

Një grua e moshuar në Australinë e Jugut ka vdekur pasi është sulmuar nga gjeli. 76-vjeçarja ishte duke mbledhur vezë në pronën e saj kur ndodhi sulmi.

Sqepi i gjelit shpoi venat e së moshuarës, gjë që shkaktoi hemoragji të madhe.

Eksperti mjeko-ligjor i Universitetit Adelaide profesor, Roger Byard, ekzaminoi rastin dhe ka gjetur se kafshimi i gjelit e ka shpuar venin e gruas.

“Lëkura e njerëzve të moshuar është e hollë dhe venat janë afër sipërfaqes. Edhe një pickim i vogël në këtë moshë e kërcënon jetën”, ka thënë Byard./Indeksonline/