Aguero u befasua nga reagimi i mbrojtësit të Brightonit dhe e duartrokiti gjestin e tij
Kun Aguero ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 4-0 të Manchester Cityt kundër Brightonit.
Argjentinas shënoi 2 gola dhe bëri një asistim.
Në një moment gjatë ndeshjes ai pati një duel me mbrojtësin Dan Burn i cili e ndali topin në mënyrë të mrekullueshme dhe e largoi rrezikun.
Aguero e duartrokiti këtë gjest dhe e përshëndeti me dorë mbrojtësin Burn. /Indeksonline/