75 Mall Live Search
12:39 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prishtina përshëndetet me trajnerin, Mirel Josa

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar zyrtarisht se i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin, Mirel Josa. Në faqen zyrtare të klubit, “bardhekaltrit’ e kanë falënderuar trajnerin shqiptar për punën 2- vjeçare.

FC Prishtina dhe kryetrajneri Mirel Josa, me marrëveshje, kanë shkëputur kontratën.

Josa, ishte vendosur kryetrajner i klubit në muajin shtator 2017, duke debutuar kundër Gjilanit në javën e 6-të në Gjilan (0:0).

Josa, ka udhëhequr skuadrën në 79 ndeshje zyrtare, duke fituar 46 prej tyre, 21 barazime dhe 12 humbje. Ka fituar Kupën e Kosovës më 2017 -18 dhe dy herë nënkampion i Kosovës, duke mos fituar titullin në dy vjet rresht në ndeshjen e fundit.

Mireli, do të kujtohet për punën profesionale, si me futbollistë, medie dhe opinionin publik. Mireli, do të kujtohet për kulturën e lartë sportive.

FC Prishtina, Mirel Josës, i uron sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Indeksonline/