Fansat rumunë s’e respektuan 1 minutë heshtjeje për vajzën e Luis Enriques
Luis Enrique u emërua menaxher i Spanjës pas Kupës së Botës 2018 dhe pati një fillim mjaft të mirë, duke fituar pesë nga shtatë ndeshjet e tij të para.
Por ai u tërhoq zyrtarisht në qershor të këtij viti, duke përmendur arsyet personale.
Këto arsye dolën të ishin shëndeti i vajzës së tij, Xana, e cila po luftonte me kancerin e kockave.
Dhe në mënyrë tragjike, Xana ndërroi jetë më 29 gusht në moshën vetëm nëntë vjeçare.
Ngushëllime nga e gjithë bota e futbollit erdhën për Enriquen dhe bashkëshorten e tij Elena pasi u publikua lajmi, përcjell Indeksonline.
Robert Moreno, i cili mori përsipër si shef i Spanjës pasi Enrique dha dorëheqjen, menjëherë njoftoi se ai do të hiqte dorë nëse menaxheri i ish-Barcelonës do të kërkonte punën e tij përsëri.
Në respekt, Spanja dhe Rumania mbajtën një minutë heshtjeje para ndeshjes kualifikuese të tyre në EURO 2020.
Sidoqoftë, në mënyrë të habitshme, tifozët rumun nuk e respektuan atë, duke vendosur në vend të tyre të këndonin e bërtisnin./Indeksonline/