75 Mall Live Search
20:02 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

‘Fuka’ kishte inspektuar lojtarët e Kosovës para ndeshjes

Aktori i njohur dhe shumë i dashur i humorit, Vedat Bajrami ka treguar gjithmonë përkrahje maksimale për Kombëtaren e Kosovës.

Ai me shumë pasion e ndjek nga afër pothuajse secilën ndeshje të tyre, por ndryshe nga herat e tjera aktori i cili është i njohur për publiku edhe si ‘Fuka’ ka qëndruar me disa prej lojtarëve së bashku në hotelin ku ata po qëndronin dy ditë para ndeshjes.

Përmes një video të publikuar pas ndeshjes së sotme, me humor aktori ka thënë se ai kishte inspektuar Edon Zhegroven dhe Mergim Vojvoden.

 “Fuka dy dite para ndeshjes, pas mesnate ishte ne inspektim të Kombëtares së Kosovës. E kom dite pasha Familjen urime Kosovë”, ka shkruar Vedati përkrah videos.

Kujtojmë, që sot kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Çekisë me rezultat 2 me 1./Indeksonline/