75 Mall Live Search
20:26 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kane: Do të jetë vështirë ndaj Kosovës

Harry Kane mposhti i vetëm pothuajse Bullgarinë duke shënuar het-trik dhe duke asistuar në golin e Sterlingut në fitoren 4:0 të Anglisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Tottenham dha edhe komentet e tij si dhe foli edhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Kosovës.

“Duhet të bëjmë presing më mirë. Do të jetë e vështirë, por ndihemi mirë” – ka thënë Kane, i pyetur për ndeshjen kundër Kosovës, përcjell Indeksonline.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Anglisë më 10 shtator, që është njëherit ndeshja më e vështirë e grupit./Indeksonline/