75 Mall Live Search
19:41 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pas 15 vitesh martesë dhe lindjes së 10 djemve, çifti bëhet me vajzë

Që prej kur ishin martuar Alexis Brett dhe David, familja e tyre ishte e mbushur me djem.

Megjithatë, kjo ndërroi kur pas 15 vitesh martesë dhe 10 djemsh, ata u bënë me një vajzë.

“Ne morëm malin. Po prisja të lindja një djalë tjetër, por kur e kuptova se isthe një vajzë, fytyra ime ndërroi tërësisht”, deklaroi Alexis për The Mail.

Lindja e vajzës së saj, të emëruar Cameron pas aktores Cameron Diaz, ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm tek vëllezërit e saj, mosha e të cilëve rangohet nga 2 në 17 vjeç.

“Ajo tashmë është duke pasur ndikim pozitiv tek djemtë. Në përgjithësi, ata janë sjellur shumë më mirë në prezencë të saj, duke u munduar të qëndrojnë të qetë që të mos e zgjojnë nga gjumi”, deklaroi tutje nëna e 11 fëmijëve.

Arritja e Cameron, e cila peshoi 3,2 kilogramë kur lindi, konsiston në kompletimin e familjes së Alexis.

“Ne duhet të ndalemi që nga tani”, tha Alexis duke qeshur.