Hoxhaj: PDK, partia e vendimeve të mëdha
Nënkryetari i parë i PDK-së, njëherit kandidat për deputet të kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia ku merr pjesë e shpresës dhe e vendimeve të mëdha.
Hoxhaj ka thënë se kanë kandidatin për kryeministër që ka guxim dhe fuqi, të merr vendime të mëdha dhe të ndryshoj Kosovën, raporton Indeksonline.
“Të tjerët diskutojnë, ne marrim vendime, ne i përmbyllim proceset politike. Të tjerët garojnë, por ne i fitojmë zgjedhjet fuqishëm. Të tjerët bëjnë koalicione parazgjedhore, por ne e udhëheqim Qeverinë e Kosovës bashkë me kryeministrin Kadri Veseli”, ka thënë ai.