75 Mall Live Search
10:27 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

28-vjeçari kosovar, që mbeti i vdekur në aksidentin e mëngjesit të sotëm

Në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident trafiku që përfundoi me fatalitet në rrugën Malishevë –Rahovec.

Deri te aksidenti erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit të ngasësit të veturës, i cili u përplas me një kamion.

Ngasësi i veturës, që dyshohet se edhe shkaktoi këtë aksident mbeti i vdekur, shkruan Indeksonline.

Viktima është 28 vjeçari, Egzon Bytyqi nga fshati Shkozë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit Shkozë./Indeksonline/