73-vjeçarja në SHBA e godet me tullë për vdekje fqinjen e saj 82-vjeçare
Një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve, njëra 73 vjeçare dhe tjetra 82 vjeçare përfundoi tragjikisht pasi kjo e para e goditi për vdekje me një tullë më të moshuarën, thonë hetuesit.
Policia tha se Chun Oh është akuzuar për vrasje në vdekjen e Hwa Cha Pak, trupi i të ciliës u gjet në mëngjes një të diel në një kopsht prapa ndërtesës së apartamenteve në Bladensburg, aty ku jetonin gratë e moshuara.
Hetuesit thanë se Oh dhe Pak kishin një mosmarrëveshje para vrasjes. Policia tha që Oh “goditi viktimën disa herë me një tullë.” Oh pastaj thirri 911, tha policia./Indeksonline/