75 Mall Live Search
15:03 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rrugët me gjak, vetura e goditur me plumba, pamje të ngjarjes që shqetësoi sot Pejën

Qetësia në Pejë është prishur në mesditën e sotme nga dy ngjarje të cilat kanë qenë të lidhura me njëra tjetrën.

Një sherr që ka nisur tek “Ura e Gurit”, ka vazhduar më pas tek rruga “Nëna Terezë”.

Nga ky incident një person ka mbetur i plagosur.

Indeksonline ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Rrugët me gjak dhe makina e goditur me plumba shihen tek dy vendet ku shqetësuan sot Pejën.

Indeksonline mëson se personi i përfshirë në gjuajtjen me armë është i njohur dhe Policia është duke punuar në kapjen e tij./Indeksonline/