Përfundon pjesa e parë, Anglia në epërsi ndaj Kosovës
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Angli – Kosovë që po zhvillohet në Southampton.
Anglia është në epërsi me rezultat 5-1 kundër Dardanëve.
Kosova kaloi e para në epërsi me golin e Valon Berishës në minutën e parë të ndeshjes.
Tre Luanët u kundërpërgjigjen me pesë gola të tjerë, shkruan Indeksonline.
Sterling, Kane, Vojvoda (autogol) dhe dy Sanco ishin realizatorët e golave të Anglisë. /IndeksOnline/