75 Mall Live Search
23:08 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Challandes tregon çfarë iu tha lojtarëve pas pjesës së parë

Kosova pësoi 5 gola në pjesën e parë derisa bëri një paraqitje shumë të mirë në pjesën e dytë.

Në një prononcim për Supersport, trajneri Bernard Challandes ka treguar se çfarë iu ka thënë lojtarëve pas pjesës së parë.

“Kemi fol si situata si kjo ku ne jemi të shpejtë një kundër një, ne mund të shihnim se kush mund të sulmonte dhe kush mund të kundërsulmonte. Ju thash nuk mund të dorëzohemi, ne jemi Kosova, ne mund t’i pranojmë 10 gola por jo të dorëzohemi”, ka thënë Challandes.

Kjo është humbja e parë e trajnerit zviceran që kur mori drejtimin e Kosovës. /IndeksOnline/