Valon Berisha: I treguam anglezëve se kush jemi
Kosova u mposht nga Anglia me rezultat 5-3 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Valon Berisha ka shënuar dy gola në këtë ndeshje duke bërë një paraqitje shumë të mirë,
Pas ndeshjes, në një intervistë për “Supersport”, Valoni ka thënë se iu kemi treguar anglezëve për kualitetin e skuadrës.
“Anglia ka lojtarë me shumë klas dhe me kualitet, na e kemi ditë që me ju jep pak hapësirë ata depërtojnë, ndoshta edhe na nuk jemi mbrojtë mirë, ne në pauzë folëm me njëri tjetrin që me ja nisë zero me zero. Ne ju treguam anglezëve që jemi shtet i vogël por me shumë kualitet“, ka thënë Valon Berisha.
Kujtojmë se Valoni është realizatori i golit të parë zyrtar për Kosovën. /IndeksOnline/