75 Mall Live Search
08:14 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës arreston 20 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.

Në këto statistika vërehet numri më i vogël i aksidenteve se ditëve të tjera.

Sipas PK-së, për 24 orë kanë ndodhur 31 aksidente trafiku, prej të cilave 19 me të lënduar, ndërsa 12 pa të lënduar.

Ndërsa, Policia ka arritur të arrestoj 20 persona, prej tyre 9 janë dërguar në mbajtje e 3 në vuajtje të dënimit.

Për shkelje të rregullave në trafik, PK ka shqiptuar 1251 tiketa./Indeksonline/