75 Mall Live Search
23:17 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kosova në finale të turneut të PingPongut që po mbahet në Maltë

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të tregojë suksese edhe në sporte tjera.

E këtë e bëri edhe sot ku arriti në finale të turneut në PingPong që po mbahet në Maltë, shkruan Indeksonline.

Kosova ka kaluar në finale duke e mposhtur bindshëm Irlandën me rezultat 3-0.

Kurse nesër kombëtarja jonë do të luaj kundër Lebanonit për vendin e parë./Indeksonline/.