Inter fiton minimalisht ndaj Udineses, rrëmben kreun e tabelës
Inter ka arritur të fitojë minimalisht 1:0 ndaj Udineses në Milano.
Fillimisht në minutën e 35-të De Paul u ndëshku me karton direkt të kuq pas një shuplake që ia dha Candrevas i cili ishte i pari që e provokoi, shkruan Indeksonline.
Një minutë para fundit, Sensi shënoi për epërsinë e Interit dhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë fitore, Inter prin i vetëm në tabelë me pikë të plota pas tri ndeshjeve. Juventus arriti vetëm një barazim në Firencë, që i hapi rrugë Interit të krijojë një distancë prej dy pikësh me vendin e dytë në Serie A./Indeksonline/