Australia edhe njëherë e pafat, mposhtet nga Franca për vendin e tretë
Franca ka fituar vendin e tretë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Kinë.
“Tre kolorët” mposhtën në luftë për vendin e tretë Australinë me rezultat 67:59, e cila ishte shumë më e mirë dhe në epërsi të vazhdueshme për tre çereka, shkruan Indeksonline.
Por, në çerekun kur iu nevojit vëmendja më së shumti australianëve, ata humbën kontrollin e ndeshjes dhe u mposhtën nga Franca me përvojë.
Vendi i katërt për Australinë është gjithashtu një arritje e madhe, pasi që kurrë më parë nuk ka arritur një sukses të tillë./Indeksonline/