Juventusi në emergjencë, ylli i skuadrës mungon kundër Atletico Madridit
Juventusi të mërkurën është mysafir i Atletico Madridit në ndeshjen e rundit të parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër në këtë garë do të paraqitet me shumë probleme me lëndime, shkruan Indeksonline.
Pas lëndimit të Douglas Costas dhe Pjaniqit, në “Wanda Metropolitano” mund të mungojë edhe Gonzalo Higuain.
Argjentinasi ka pësuar një goditje në kofshë gjatë ndeshjes së fundjavës kundër Fiorentinës.
Megjithatë në kampion bardh e zi ka optimizëm se Higuain mund të rikuperohet. /IndeksOnline/