Mane: Problemi me Salahun është sqaruar
Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka thënë se e ka sqaruar problemin me bashkëlojtarin, Mohamed Salah.
Ka pasur shumë spekulime që lojtarët nuk i kanë punët mirë, pasi Salahu është treguar egoist, duke mos ia pasur topin.
Mirëpo, sipas senegalezit kjo punë është sqaruar dhe të dy lojtarët janë duke u bërë shokët që kanë qenë më herët.
“Me Salahun? Është punë e harruar. Këto gjëra ndodhin në futboll. Ndonjëherë duhet t’i thuash gjërat në fytyrë. E kemi lënë anash dhe jemi duke u bërë shokët që kemi qenë më herët.
Liverpooli, të shtunën, mposhti Newcastle Unitedin me rezultat 3:1. /IndeksOnline/