Statistikat e 19-vjeçarit që shënoi het-trik për 45 minuta, janë mbresëlënëse
Erling Braut Halandi shënoi het-trik për vetëm 45 minutat e parë në fitoren e Salzburgut ndaj Genkut, 6:2, duke mahnitur botën e futbollit.
Nëse shikoni statistikat e 19- vjeçarit gjatë këtij sezoni, do të mbesni gojëhapur, shkruan Indeksonline.
Në 9 ndeshje deri tashti, norvegjezi ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 4 asistime, që i bie gati dy gola për ndeshje./Indeksonline/