75 Mall Live Search
18:06 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Atdhe Nuhiu përsëri vendimtar, e shpëton skuadrën e tij nga humbja

Futbollisti kosovar, Atdhe Nuhiu e ka shpëtuar ekipin e tij nga humbja në minutat e fundit të ndeshjes.

Nuhiu ishte inkuadruar në lojë në minutën e 77′ kurse në minutat shtesë të ndeshjes arriti të shënoj një gol të bukur me kokë, e cila ishte vendimtare që skuadra e tij Sheffield Wed, ta marr 1 pikë nga kjo ndeshje kundër Fulhamit.

Sheffield ishte duke humbur me rezultat 1-0 që nga pjesa e parë, pasi që për Fulhamin kishte shënuar gol në minutën e 42’ Cairney, mirëpo kosovari ja pamundësoi fitoren./Indeksonline/.