Isa Mustafës i shembet shtëpia ku kishte jetuar mbi 40 vite?
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se shtëpia e tij sot shembi shtatin në bredhat që e rrethuan.
Në këtë shtëpi, Mustafa kishte jetuar mbi 40 vite, dhe në këtë shtëpi ishin lindur fëmijët e tij Arbeni, Afërdita, Besniku, Lindi dhe vajza e vëllaut të tij, Blerina, shkruan Indeksonline.
Për më shumë lexojeni postimin e tij të plotë:
Në këtë shtëpi, deri dje, jetuam me familjen time mbi dyzetë vitë, e në këtë truall nga viti 1956. Këtu lindën Arbeni, Afërdita, Besniku. Lindi edhe Blerina, vajza e tim vëlla.
Sot shtëpia ime shembi shtatin në bredhat që e rrethuan. IM

