Geci flet për luftën në Drenicë: Nuk kam qenë i dëgjueshëm sepse kam qenë më i miri
Ish-pjesëtari i UÇK’së, Gani Geci ka folur për luftën që është zhvilluar në Drenicë, duke thënë se ka qenë më i miri.
E, Geci e ka një shpjegim rreth ‘mosdiciplinës’ në luftë.
Ai thotë se nuk ka qenë i dëgjueshëm ndaj komandantëve sepse e konsideron vetën më të mirë se të tjerët.
“Kam qenë më i miri. Pse me ardhë Rexhep Selimi kur unë kam qenë aty para tij. Komandant e kam pasur vetëm Adem Jasharin. Të dytin e kam shënuar vetën”, ka shtuar ai.
Ndërsa Sami Lushtaku ka thënë për Gecin ka qenë i mirë por i padiciplinuar.
“Edhe pse kemi pasur mospajtime politike, Ganiu ka qenë ushtar i zot por më shumë është sjell si paramilitar. Nuk e ka dëgjuar askënd”, ka thënë Lushtaku.