75 Mall Live Search
09:41 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Akademia e Drejtësisë dhe UNDP-ja promovojnë Doracakun për praktikën gjyqësore

Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të promovojnë, sot, Doracakun për praktika gjyqësore në Akademinë e Drejtësisë.

Doracaku paraqet një hulumtim të praktikës së Gjykatës së Apelit, për divizionin civil, departamentin për çështje administrative dhe departamentin për çështje ekonomike. Përkatësisht, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në koordinim me Akademinë e Drejtësisë kanë bërë identifikimin e shkeljeve më të shpeshta në praktikë, duke ofruar zgjidhje përmes praktikës së Gjykatës se Apelit.

Doracaku përmban edhe udhëzime adekuate për veprimet procedurale që duhet ndërmarrë, për të zvogëluar trendin e lëndëve që kthehen në rishqyrtim si edhe për të ndikuar në rritjen e efikasitetit në zgjidhjen e rasteve gjyqësore.

Nikoqir të ngjarjes do të jenë Luljeta Hetemi, u.d e drejtoreshës ekzekutive të Akademisë së Drejtësisë dhe Këshilli redaktues i doracakut. Në ngjarje, do të marrin pjesë edhe zëvendësambasadorja norvegjeze, nënkryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetari i Gjykatës Supreme, përfaqësues të tjerë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, si edhe përfaqësues të UNDP-së.