75 Mall Live Search
13:39 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Përfundoi marrja në pyetje e prokurores së famshme, në Maqedoninë Veriore

Më pak se një orë ka zgjatur marrja në pyetje e ish- prokurores speciale Katica Janeva, në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për rastin “Zhvatja”.

Janeva e cila është e dyshuara e tretë e rastit “Zhvatja”, sot në mesditë e shoqëruar nga zyrtarë policorë dhe me pranga në duar nga burgu i Shutkës u soll në gjykatë.