Zidane: Kur humbim thonë duhet të shkarkohem, kur fitoj thonë duhet të rri
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka mbajtur një konferencë shtypi para ndeshjes me Osasunën që zhvillohet të mërkurën mbrëma.
Pas fitores në udhëtim me Sevillën 1:0, francezi është shprehur i kënaqur me reagimin e skuadrës.
Ai ka folur edhe për të ardhmen e tij.
“Kur humbim thonë duhet të shkarkohem, kur fitoj thonë duhet të rri. Kështu ka qenë gjithmonë dhe do të jetë. Kundër Osasunës duhet të bëjmë më të mirën tonë, sepse është ndeshje e vështirë. Duhet të tregojmë intensitetin e njëjtë dhe dëshirën e njëjtë si me Sevillën”, deklaroi Zidane.
Ky i fundit ka komentuar edhe shpërblimin që fitoi Lionel Messi nga FIFA, si lojtari më i mirë në botë. “As që e kam parë bile. Ajo është garë ku votojnë shumë njerëz”, theksoi trajneri i Realit. /Indeksonline/