75 Mall Live Search
15:59 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vdes në moshën 80-vjeçare, aktori i filmave horror

Aktori Sid Haig, i njohur për rolet e tij në filmat e Rob Zombie, i njohur si ikona ‘Captain Spaulding’, ka vdekur në moshën 80 vjeçare, kjo u konfirmua nga gruaja e tij, transmeton Indeksonline.

Aktori i cili vdiq të Shtunën, ka luajtur në filma të ndryshëm si “Devil’s Reject” apo “House of 1000 Corpses”.

Gruaja e tij Susan L Oberg e konfirmoi lajmin të hënen në mëngjes, duke postuar një fotografi të saj duke mbajtur dorën e burrit të saj.

“Të Shtunën, 21 Shtator 2019, drita ime, zemra ime, dashuria ime e vërtetë, mbreti im, gjysma tjetër e shpirtit tim, Sidnei, kaloi nga kjo jetë në tjetrën” ka shkruar ajo.  /Indeksonline/