Thaçi: Nëse Vuçiq ka hyrë nga tavani në selinë e OKB-së, ne hyjmë nga dera kryesore
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se janë qesharake deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Presidenti serb ka thënë se Thaçi më tepër shëtitet nëpër korridore se sa që zhvillon takime të rëndësishme gjatë pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Mua më vjen mirë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka hyrë në dyert e OKB-së përmes njerëzve të Kosovës, ndërsa në anën tjerët dua të theksoj se janë qesharake të gjitha ato çka thotë Vuçiq, sepse ne kemi takime të vazhdueshme brenda selisë së OKB-së”, ka thënë Thaçi për RTK-në.
“Ndërsa nëse ai ka hyrë nga tavani në selinë e OKB-së, kjo është një çështje tjetër, ne hyjmë nga dera kryesore”.