75 Mall Live Search
22:16 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Thaçi dhe Rama tallen keq me Vuçiqin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në SHBA.

Ai po zhvillon takime të rëndësishme për vendin, derisa së fundmi përmes një fotografie të postuar së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ka ironizuar me deklaratën e presidentin serb Aleksader Vuçiq, ku ky i fundit ka thënë se Thaçi më tepër shëtitet nëpër korridore se sa që zhvillon takime të rëndësishme gjatë pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Diku nëpër korridoret e OKB-së ? – bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm I shqiptarëve”, ka shkruar presidenti i Kosovës përbri fotografisë.

Presidenti Thaçi gjatë dy ditëve të fundit ka zhvilluar takime bilaterale me presidenten kroate, kryeministrin grek, sekretarin e shtetit të Vatikanit, presidentin e Zvicrës, atë të Kosta Rikës dhe personalitete tjera, që po marrin pjesë në Punimeve e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. /Indeksonline/