75 Mall Live Search
15:44 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Klubi nuk duhej ta lejonte shitjen e Ronaldos”

Ish-presidenti i Realit, Ramon Calderon ka folur përsëri për shitjen e Cristiano Ronaldos.

Ronaldo u largua nga Madridi në Juventus para një viti për 100 milionë euro.

Calderoni tha se ky ka qenë një gabim i madh, transmeton Indeksonline.

“Asnjëherë nuk duhej të largohej. Është e vështirë për t’ia dalë pa një lojtar të tillë. Asnjë lojtar nuk mund të sjellë këtë garanci. Është i pazëvendësueshëm si Lionel Messi. Perezi vazhdon të thotë se blerja e Ronaldos ishte blerja më e mirë që ka bërë”, deklaroi ai.

Portugezi është në formë të mirë te gjiganti italian, por për momentin është i lënduar dhe pritet të mungojë rreth një muaj./Indeksonline/