Alison Becker i gatshëm të rikthehet në fushë
Alison Becker ka bërë një debutim të jashtëzakonshëm me fanellën e Liverpoolit në sezonin e kaluar.
Ai pranoi vetëm 22 gola në 28 paraqitje në Premierligë dhe ndihmoi skuadrën të fitoj Ligën e Kampionëve.
Por ky sezon nuk filluar si duhet për brazilianin, pasi që në start të kampionatit ka pësuar një lëndim.
Megjithatë, në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit, Alisson ka thënë se tashmë është i gatshëm dhe pritet të rikthehet në fushë.
“Unë jam në një rrugë të mirë, unë mendoj se jemi gati”
“Unë mund të shkoj në fushë për të bërë disa punë portierësh dhe ndihem shumë mirë. Ndihem i sigurt dhe mendoj se tani ka të bëjë vetëm me marrjen e të gjitha fuqive të mia, me gjithë besimin tim për t’u rikthyer dhe të bëj atë që dua të bëj”.
Alisson gjithashtu foli për domethënien e tij që po stërvitet përsëri jashtë:
“Kam bërë përparim masiv sepse nëse shikoj mbrapa, dy javë më parë nuk mund të ecja as si duhet. Tani unë jam duke vrapuar, duke kërcyer në këmbën time të djathtë që u lëndua, kështu që unë jam me të vërtetë i lumtur për këtë.
” Kur jeni lojtar dëshironi të keni kontakt me topin, me djemtë në fushë, rutinën e stërvitjes. Kjo është ajo që dua të bëj”.
“Lojërat, atmosfera në Anfield, lojërat jashtë, të gjitha lojërat kur shikoj në TV, thjesht mendoj se si dua të luaj, dua të jem atje, dua të ndihmoj shokët e mi. Mezi po pres të kthehem, nuk mund të pres më!”, ka thënë ndër të tjerash portieri.
Liverpool ka bërë një start shumë të mirë në Premierligë duke fituar të gjithë gjashtë ndeshjet. /IndeksOnline/