Veseli: Do ta nderojmë përjetësisht kontributin e presidentit Chirac për Kosovën!
Ish-kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër nga PDK-ja për zgjedhjet e 6 tetorit, Kadri Veseli, nëpërmjet një shkrimi të postuar në faqen zyrtare Facebook, ka shkruar për vdekjen e ish-presidentit francez Zhak Shirak.
Veseli ka thënë se Shiraku ka mbështetur popullin tonë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë, prandaj do ta kujtojmë përjetësisht kontributin e tij.
Ky është postimi i plotë i tij:
Në kujtim të mikut të Kosovës, ish-presidentit francez Jacques Chirac, i cili sot ndërroi jetë.
Si President i Francës në kohën e bisedimeve në Rambuje dhe sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, ai ishte mbështetës i madh i popullit tonë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Ne do ta nderojmë përjetësisht kontributin e presidentit Chirac për Kosovën!
Adieu monsieur le président, repose en paix!