75 Mall Live Search
17:33 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

FFK: FIFA mund të na jap sygjerime, por ndeshja Trepça – Crvena Zvezda nuk do të luhet në Kosovë

Muajin e kaluar, Federata e Futbollit të Kosovës i ka shkruar letër zyrtare FIFA-së dhe UEFA-së për të parandaluar zhvillimin e ndeshjeve të ekipeve serbe në territorin e Kosovës.

Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pranuar një letër negative nga FIFA duke i thënë që klubet serbe kanë të drejtë të luajnë në veri të Kosovës, ndërsa i njëjti kishte thënë për Indeksonline se nëse kjo ndeshje zhvillohet, thyhet statuti i UEFA-s dhe FIFA-s.

I kontaktuar nga Indeksonline, presidenti Ademi tha se FIFA mund të jap sygjerime, por ndeshja Trepça-Crvena Zvezda nuk do të luhet në Kosovë.

“Ne i kemi bë kerkesat tona mos me u zhvillu kjo lojë edhe Policis edhe Fifas edhe Uefas dhe të gjitha institucioneve përkatëse. Nuk duhet të zhvillohet nje ndeshje e kampionatit tjeter në Kosovë. I kam dërgu kerkesat edhe ato nuk tërhiqen. Sygjerime, lutje mund të ketë por qëndrimi i FFK-së është që ndeshja nuk do të luhet në Kosovë” u shpreh presidenti i FFK-së, Agim Ademi./Indeksonline/