Sevilla lëshon fitoren e sigurt nga duart
Sevilla shfaqi një pjesë të parë të shkëlqyeshme ndaj Eibarit në udhëtim duke shkuar në pushim me epërsi të dyfishtë me golat e Ocampos 11′ dhe Torres 33′.
Por, pjesa e dytë ishte fatale për ekipin andaluzian, shkruan Indeksonline.
Fillimisht, Orellana ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 66-të. 11 minuta më vonë Pedro Leon e arrin barazimin duke shkrirë epërsinë e Sevillas.
Krejt në fund, në minutën e 82, Cote shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes dhe siguroi tre pikë të arta për Eibarin.
Me këtë fitore, Eibar largohet nga zona e rrezikut dhe arrin në kuotën e 5 pikëve nga 6 ndeshje.
Në anën tjetër, Sevilla ngec në pozitën e 7 me 10 pikë, ndërsa nëse kishte arritur fitore do të ngjitej në pozitën e dytë me një pikë më pak se Real Madridi, i cili prin në tabelë./Indeksonline/